Një qytetar ka pësuar lëndime trupore nga një aksident në mes të trenit dhe një veture në Klinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Fadil Gashi.
“Aksidenti ka ndodhur në orën 12:47. Nga tre persona që kanë qenë vetëm një është lënduar, ky i fundit është dërguar për trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë”, theksoi Gashi.