Deputeti gjerman, Thomas Hacker ka reaguar për zhvillimet e fundit në kuadër të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Hacker ka përmendur këtu propozimin franko-gjerman për normalizim të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se pala kosovare do të ishte e këshillueshme që të jepte sinjale për gatishmërinë për kompromis.
Kur e thotë këtë, Hakcer thekson se këtu përfshihet edhe pragmatizmi i nevojshëm për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
Derisa shton se për një periudhë afatgjate ndërkombëtarët duhet të vazhdojnë të punojnë për njohje reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Do të ishte e këshillueshme që pala kosoavare të jepte sinjale për gatishmërinë për kompromis. Kjo përfshin pragmatizmin e nevojshëm me qëllim të krijimit të komunitetit të komuniteteve serbe. Në terma afatgjatë, ne duhet të vazhdojmë të punojmë drejt njohjes reciproke të shtetësisë së të dy shteteve”, ka thënë Hacker.