Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka pretenduar se mungesa e ftesës për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në takimin e ambasadës së SHBA-së më 31 janar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe “është mesazhi më i qartë që askush nuk i kupton ata që shkelin dhe shkatërrojnë marrëveshjet”.
“Duke mos ftuar në diskutim për formimin e Asociacionit, Kurti mori mesazhin më të qartë deri më tani se askush nuk ka mirëkuptim për ata që shkelin dhe shkatërrojnë marrëveshjet. Kurti në fyerjen e tij nuk e ka vërejtur se si po hidhej, pra ai së pari thotë se nuk ka hierarki marrëveshjesh, por renditje kronologjike, duke dhënë kështu një argument kyç për formimin e Asociacionit, e cila është e lidhur me gjashtë pikat e para të Marrëveshjes së Brukselit”, thotë Petkoviq, shkruan Tanjug.
Petkoviq tha se Kurti e di shumë mirë se për Asociacionin është rënë dakord para dhjetë vitesh, kështu që, sipas tij, kjo është dashur të përmbushet shumë kohë më parë.