38-vjeçari shqiptar, Izbi Çaushi, i cili akuzohet për vrasje me paramendim të 47-vjeçarit grek të njohur me nofkat “Amerikani” dhe “Gus”, mëngjesin e 20 janarit në Kalamata është lënë në arrest me burg.
Gjatë dëshmisë së tij në hetuesi, shqiptari ka pretenduar se “Amerikani” i kishte shitur kokainë të “prishur” dhe se e kishte dërguar në spital.
Kjo ka qenë arsyeja sipas tij që ka dashur të kërkojë shpjegim dhe ka “përfituar” nga fakti që 22-vjeçari bullgar i akuzuar si bashkëpunëtor, po shkonte të blinte kokainë nga “Amerikani”.
Kjo ka qenë arsyeja, sipas pretendimeve të 38-vjeçarit, që ka dashur të kërkojë shpjegim dhe ka “përfituar” takimin e bërë nga i bashkëakuzuari 22-vjeçar për të blerë kokainë nga“amerikani”.
Për sa i përket armës me të cilën vrau viktimën, ai pohoi se e mbante gjithmonë me veta u shpreh se nëse do të donte ta vriste nuk do ta kishte qëlluar në këmbë në mëngjes dhe në qendër të Kalamatës me tipare të pambuluara.
47-vjeçari “Amerikan” kishte përfshirë më parë autoritetet në çështjet e drogës, ndërsa ndaj tij ishin ngritur 4-5 çështje penale. Madje, gjatë kësaj periudhe ai ka qenë edhe jashtë burgut në kushte kufizuese për një rast trafiku kokaine dhe pasaporta e letërnjoftime false.