Ka disa muaj që grupet që turistike, ecësit malor, alpinistët dhe ofruesit e shërbimeve turistike- rekreative në Bjeshkët e Nemuna, nuk po mund të futen në Kosovë e as të dalin nga Kosova përmes kufirit me Shqipërinë apo Malin e Zi, raporton Gazeta Enigma.
Që nga viti 2008, lehtësia që këto grupe ta kalojnë kufirin ka qenë e rregulluar me një marrëveshje ndërkufitare mes Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Kjo marrëveshje rregullonte kalimin e kufirit në zonat e gjelbërta dhe në këtë formë grupeve të ndryshme turistike promovonin turizmin dhe ndihmonon zhvillimin ekonomik të vendit.
Por këtë mundësi që kishin alpinistët të cilët qarkullimin në zonat malore ndërkufitare dhe kalimin e kufirit jashtë pikave doganore në çdo kohë dhe vend tashmë nuk e kanë.
Ministria e Brendshme e ka shfuqizuar këtë vendim gjë që ka nxiturreagime të alpinistët kosovarë.
Nazmi Hasanramaj, kryetar i Klubit Albin – Prishtina, ka bërë një postim të gjatë në Facebook dhe me këtë i është drejtuar Presidencës së Kosovës, Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.
“Ka disa muaj që ky kalim fare normal dhe i rregulluar me ligj nuk lejohet; nuk lejohet nga ana e Policisë Kufitare të Kosovës. Thjeshtë nuk bën.. dhe dëmi në operatorët ekonomik, klubet dhe guidat e pavarura vazhdon të rritet. Nuk e dijmë pse, nuk e dijmë ende kush është duke e penguar fillimin e punës dhe komunikimin e rregullt në mes qytetarëve dhe policisë, nuk e dijmë kush do ta marrë përgjegjësinë për këtë akt të pakuptimtë !”, ka shkruar Hasanramaj.
/Gazeta Enigma/
Postimi i plotë i tij, pa ndërhyrje: