61 arkivole u mbuluan me flamuj e kurora pakistaneze.
Gjithë këta njerëz u vranë ne qytetin Peshavar të Pakistanit në një xhami kur një sulmues vetëvrasës taliban hodhi vetën në erë në mesin e rreth 350 besimtarëve gjatë lutjeve të mesditës së hënë.
Për t’ju dhënë lamtumirën e fundit, në qytetin kufitar me Afganistanin, erdhi edhe kryeministri pakistanez, Shahbaz Sharifdhe, i cili u zotua për drejtësi.
Ai vizitoi edhe 157 të plagosurit të cilët po trajtohen në spital.