Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se sot është ditë e madhe për sektorin publik pas miratimit të koeficientit për pagën në vlerë prej 105 euro nga Qeveria e Kosovës.
Ajo ka thënë se më këtë vendim për herët të parë do të ketë trajtim të barabartë për gjithë punëtorët në këtë sektor.
Kusari-Lila, ka thënë se koeficienti bazë prej 105 euro është bazë ku nuk llogariten shtesat.
“Koeficienti 105 euro është bazë, hera e parë që në sektorin publik do të kemi një unifikim dhe trajtim të barabartë të gjithë punëtorëve në sektor përfshirë edhe shtesat. Të gjithë do të jenë të trajtuar njëjtë”, ka thënë ajo.
Kusari-Lila ka thënë se tash është koha të mendohet për sektorin privat duke u bërë thirrje deputetëve që të miratojnë Ligjin për pagën minimale
“Ajo çka ne duhet të punojmë bashkërisht është të angazhohemi për sektori publik, duke e miratuar Ligjin për pagën minimale”, është shprehur ajo.
Duke folur për kritikat e opozitës të cilët kanë lëshuar seancën si shenjë kundërshtimi për vlerën e koeficientit, ajo ka thënë janë argumente të paqëndrueshme dhe kauza false.