Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prishtinë.
Kjo u bë e ditur përmes raportit të Policisë së Kosovës.
Një grua ka raportuar në polici se ka rreth një javë që nuk ka kontakuar me personin në fjalë dhe në momentin kur iu hap dera e shtëpisë është hasur viktima i shtrirë në tokë.
Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ka rreth një javë që nuk ka kontaktuar me viktimën mashkull kosovar i cili jetonte vetëm në shtëpi. Është hapur dera e shtëpisë së tij dhe është hasur viktima i shtrirë në tokë, nga stafi mjekësor i emergjencës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.