Një aksident i rëndë pak muaj më parë në Itali i mori jetë 4 shqiptarëve dhe la një tjetër në gjendje kome.
Orjol Lame ndodhej në makinë me partneren e tij, djalin e tyre një vjeç e gjysmë si dhe kunetërit e tij, 11 dhe 9 vjeç, të cilët humbën jetën.
Aksidenti më 30 tetor në Via Emilia në Gaida, një komunë në provincën e Reggio Emilia. Tani, tre muaj më vonë, 32-vjeçari shqiptar është zgjuar, edhe pse gjendja e tij neurologjike mbetet mjaft e rëndë. I riu ende nuk është në gjendje të flasë dhe duket se nuk kujton asgjë nga ajo që ka ndodhur.
Krahas pasojave të rënda për shëndetin, 32 vjeçarit tashmë do t’i duhet të përballet me tronditjen e humbjes shumë të rëndë dhe ndoshta edhe një gjyq. Do të jetë detyrë e një eksperti që të kryejë kontrollet e duhura për të vlerësuar nëse ai është në gjendje ose jo të paraqitet në sallën e gjyqit.
Mediat italiane shkruajnë se kallëzimi duhet të paraqitet brenda 90 ditëve dhe do të jetë vendimtar për akuzën e tij (që në rastin do të ishte vrasje në rrugë dhe drejtim i automjetit nën efektin e drogës, duke qenë se nga analizat e kryera rezultoi se 32-vjeçari kishte konsumuar alkool dhe droga.