Një nga njerëzit që i qëndron afër Albin Kurtit, Elvis Hoxha, i ka reaguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut pasi ky i fundit Hoxhën bashkë me Hysamedin Ferajn dhe disa zyrtarë të tjerë i ka përkufizuar si “Grupi i Tiranës”, grup ky që sipas Abdixhikut janë të rrezikshëm për Kosovën meqë kanë për qëllim të krijojnë politikë anti-amerikane në Kosovës.
Hoxha e ka ofenduar Abdixhikun duke e quajtur “skizofren të vogël”, gjë për të cilën i ka reaguar zëdhënësja LDK-së, Sibel Halimi.
Halimi ka thënë se mendësia që shfaqë Hoxha është “mendësi e urrejtjes” të cilët janë në gjendje të përcaktojnë diagnoza për ata që i kritikojnë apo që s’pajtohen me mendimet e tyre.
Sibel Halimi thotë se një metodë e tillë për t’i “psikiatirizuar oponentët” dhe kritikët e pushtetit ka qenë metodë e regjimit të Stalinit.