Lajçak vjen sot në Prishtinë, takohet me Kurtin e Bislimin

Lajçak vjen sot në Prishtinë, takohet me Kurtin e Bislimin

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, sot do të vizitojë Kosovën, raporton Gazeta “Enigma”.

Zyra e kryeministrit, Albin Kurti kanë njoftuar se Lajçak do të takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

“Kryeministri Kurti bashkë me zëvendëskryeministrin Bislimi priten të zhvillojnë një drekë pune me emisarin Lajcak”, ka thënë Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë

Lajçak e ka vizituar Kosovën 10 ditë më parë, kur ka zhvilluar një darkë pune me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryenegociatorin e Kosovës në dialog me Serbinë, Besnik Bislimi.

Kujtojmë se së fundmi palës kosovare, konkretisht kryeministrit Albin Kurti, i është shtuar presioni ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. / Gazeta Enigma.

Related Articles