Kryeministri Albin Kurti pasi ka takuar ambasadorët e vendeve të QUINT-it tashmë është në një drekë pune me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Kurti është pyetur nëse me këtë të fundit do të diskutojë për Asociacionin e dialogun me Serbinë.
“E kemi edhe një drekë pune me emisarin e veçantë të Bashkimit Evropian për Ballkanin dhe për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak. E më pastaj do të mund të flasim për këto gjëra, pasdite. Do t’iu tregojmë se çfarë temash do të diskutojmë”, ka thënë Kurti.
Shefi i ekzekutivit është pyetur se a do të prezantojë gjashtë kushtet e tij për Asociacionin.
“Ata që dalin prej temës së rinisë, ata që nuk janë bash të rinj, mund të flasim edhe për Asociacionin e për dialogun, e për zotëri Lajçak edhe për zëvendësin tim Bislimi. Por, pasi të kryejmë takimin dhe drekën e punës”, ka shtuar ai. /KP/