Policia e Kosovës ka njoftuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje tre persona në lidhje me vdekjen e dyshimtë që ka ndodhur më 28 dhjetor të vitit 2022 në Shkabaj.
“Ndaj njërit prej personave të dyshuar, është hapur rast për veprën Asgjësim, dëmtim apo heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim në vendin e punës, ndërsa ndaj dy të dyshuarve të tjerë është hapur rast për kallëzim të rremë, pasi që ka rezultuar një mos përputhje e fakteve me deklaratat e tyre”, thuhet në njoftim.