Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara ka njoftuar se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës.
Reagimi i saj vjen pas një kërcënimi për bombë në këtë aeroportit.
Megjithatë, shtoi se një alarm i tillë ishte i rrejshëm dhe tani aeroporti është i hapur për fluturime.
“Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rrejshëm. ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht”, shkroi ajo në Facebook.