Opinionistja e BBV, Zhaklin Lekatari në një bisedë në rrjetin social “Whatsapp”, tregon se është shantazhuar nga partneri i Olta Goxhari.
Ajo është shprehur për këtë e ka njoftuar edhe produksioni dhe Sara Hoxhën, duke theksuar se ajo nuk blihet.
“I thashë produksionit sot se burri i Oltës do të më shantazhojë, edhe unë ndihem e ofenduar që mendon që të më blej me lekë, unë nuk jam Olta nuk blihem, i thashë Sara Hoxhës”, dëgjohet të thotë oponionistja.
Ndërkohë deri më tani nuk ka një reagim nga ana e produksionit.