Ish konkurrenti i formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica tashmë i njohur si Lugati është rikthyer sonte në spektaklin Prime dhe atë në mënyrë të veçantë.
Lugati ka dhënë premierën ekskluzive të këngës “Niset trimi për kurbet”, ndërsa atë e ka interpretuar për të gjithë të ftuarit në sallë, dhe jo vetëm.
Ai është futur edhe në shtëpinë e “Vëllait të Madh” dhe këngën e tij e ka performuar edhe para ‘nysave’, ndërsa fillimisht ata nuk kanë guxuar të reagojnë për shkak të komandës për tu ngrirë.
Hyrjen e Lugatit më me emocione e ka përjetuar Gresa, e cila është parë duke qarë gjatë gjithë kohës.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.