Lushtaku për Kurtin: Ku e lamë e ku na mbeti, vaj vatani e mjerë mileti!

Lushtaku për Kurtin: Ku e lamë e ku na mbeti, vaj vatani e mjerë mileti!

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka reaguar pasi Kurti sot ka pranuar planin franko-gjerman pa njohje të Kosovës nga Serbia, shkruan Gazeta “Enigma”.

Tutje Lushtaku tha se Albin Kurti do të mbahet mend dhe nuk do të harrohet kurrë në memorien e historisë për bosnjëzimin e Kosovës.

“Fatkeqësisht, Politikani i cili nuk ka lënë asnjë metodë të veprimit pa përdorur për luftimin e Zajednicës, sot e pranoi atë, pa njohje të Kosovës nga Serbia”, ka shkruar Lushtaku në profilin e tij në Facebook.

“Ky kryemashtrues e ka emrin Albin Kurti. Do të mbahet mend dhe nuk do të harrohet kurrë në memorien e historisë për bosnjëzimin e Kosovës”, tha ai.

Këtë shkrim Lushtaku e ka përfunduar me fjalët “ku e lamë e ku na mbeti, vaj vatani e mjerë mileti!”. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles