I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak tha se i vjen mirë që edhe Kosova pranoi në parim planin e Bashkimit Evropian.
Ai në një shkrim në Twitter bën të ditur se pas pranimit të planit të BE-së nga Kosova do të vazhdojnë diskutimet në nivel të lartë.
“Unë udhëtova në Prishtinë për të takuar kryeministrin Albin Kurtin dhe zv.kryeministrin Besnik Bislimi dhe po në Beograd për të takuar me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe Petar Petkoviq.
Më vjen mirë që edhe Kosova tani e pranoi në parim Propozimin e Bashkimit Evropian. Ne do të vazhdojmë diskutimet tona në një takim të nivelit të lartë”, shkruan Lajçak
Ndryshe, të hënën për vizitë në vendin tonë ishte i dërguar i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ndërsa u takua me kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.