Një person e ka raportuar në Polici bashkëshorten e djalit të tij, për të cilën thotë se është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.
Sipas njoftimit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në Matiqan të Prishtinës.
Rasti ka shkuar në procedurën hetimore për veprën “person i zhdukur”. / Gazeta Enigma.