Çitaku – Kurtit: Kur darkoni me Lajçakun, paramendoni që i keni përballë qytetarët të cilët jua kanë dhënë votën

Çitaku – Kurtit: Kur darkoni me Lajçakun, paramendoni që i keni përballë qytetarët të cilët jua kanë dhënë votën

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili kërkoi nga opozita që t’i kërkojnë Gabriel Escobarit marrëveshje finale me njohje në qendër.

Çitaku ka thënë se PDK-ja ka qëndrim konsistent sa i përket dialogut, e cila sipas saj duhet të përmbajë njohjen reciproke.

“Kryeministri po i thotë opozitës ‘Kur e takoni Escobarin, paramendoni që e keni Albin Kurtin përpara, e ja thuani qëto fjalë’. Kryeministër, PDK ka qëndrim konsistent për dialogun, dhe atë çfarë duhet ta përmbajë marrëveshja përfundimtare, njohjen reciproke. Ndërkohë, kur ju të darkoni me Lajçakun, paramendoni që i keni përballë qytetarët të cilët ua kanë dhënë votën. Po ata qytetarë të cilëve u keni thënë zëshëm ‘Zajednica nuk kalon’”, ka shkruar ajo.

Related Articles