Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në librin e zisë, të hapur në Ambasadën e Turqisë në Kosovë, ka shprehur ngushëllimet në emër të popullit të Kosovës për viktimat që humbën jetën në tërmetin i cili goditi Turqinë më 6 shkurt.
Këtë e ka bërë të ditur Nagavci përmes një postimi në Facebook, ku tutje ka thënë që Kosova qëndron në solidaritet të plotë, shpirtërisht e moralisht.
“Në librin e zisë, të hapur në Ambasadën e Turqisë në Kosovë, shpreha ngushëllimet e mia në emër të popullit të Kosovës për viktimat që humbën jetën në tërmetin i cili goditi Turqinë më 6 shkurt. Në një kohë kaq të dhimbshme, me mendje e zemër jemi me popullin turk. Kosova qëndron në solidaritet të plotë me ju, shpirtërisht e moralisht. Ngushëllimet më të sinqerta për jetët e humbura tragjikisht, dhe shërim sa më të shpejtë të lënduarve”, shkruan Nagavci.