Gazetarja ruse, e cila kundërshtoi luftën në Ukrainë, publikon librin autobiografik pas ikjes nga Rusia

Gazetarja ruse, e cila kundërshtoi luftën në Ukrainë, publikon librin autobiografik pas ikjes nga Rusia

Marina Ovsyannikova, gazetarja ruse e njohur për ndërhyrje direkte në edicionin e lajmeve në televizionin shtetëror rus për të protestuar me parullën “JO LUFTË” kundër luftës në Ukrainë, ka publikuar librin autobiografik, në të cilin përshkruan ‘fabrikën propaganduese” të medias në Moskë.

Libri me titull ” Zwischen Gut und Böse” (“Ndërmjet të Mirës dhe të Keqes”) ka dalë në treg sot në Gjermani, ndërkohë që ajo ka mbajtur konferencë për media nga zyrat e Reporterëve pa Kufij (RSF) në Paris. Gazetarja ruse tregon se si ka ikur nga Rusia me vajzën e saj me ndihmën e RSF-së para katër muajve, gjatë kohës kur ishte në arrest shtëpiak, shkruan AFP.

“Mënyra se si RSF më ka shpëtuar jetën është e mrekullueshme, ata më ndihmuan të ikë nga Rusia, vendi ku pushteti drejtohet nga kriminelët e luftës”, tha Marina Ovsiannikova.

Libri i saj më vonë do të botohet në gjuhën angleze dhe franceze, thotë botuesi gjerman Langen Muller për AFP.

Related Articles