Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë ka zhvilluar sot një operacion policor antidrogë në Veri, të koduar si “Shpata”, që rezultoi me zbulimin e 3 laboratorëve të drogës dhe arrestimin e dy personave të dyshuar.
Sinjalizuesi i Sinjalit nga Veriu ka bërë me dije se dy personat që ranë në prangat e Policisë së Kosovës janë Nikola Filgjokic dhe Ivan Slavic, të cilët tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.
Hetimi i këtij rasti është bërë me aplikimin e masave të fshehta, me ç’rast u identifikuan dy të arrestuarit, teksa edhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim policor.
Gjatë realizimi të këtij operacioni është arritur të zbulohen tre laboratorë me bimë narkotike; dy laboratorë me rreth 1200 bimë narkotike, si dhe laboratori i tretë (pa bimë) me pajisje të sofistikuara për kultivim të bimëve narkotike në të.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje par 48 orë, ndërsa brenda afatit ligjor pritet të ushtrohet kërkesa për caktimin e masës së sigurisë.