Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se trimëria dhe vendosmëria e ushtarëve të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, për të shpëtuar jetë nga rrënojat në Turqi, ngjallë shpresë në këtë tragjedi që ka shkaktuar trishtim në çdo cep të botës.
Osmani, potencoi se heroizmi i treguar nga Forca jonë e Sigurisë na kujton dhembshurinë dhe solidaritetin e popullit tonë për të qëndruar krah për krah me miqtë tanë në kohë sfiduese.
“Trimëria dhe vendosmëria e palëkundur e ushtarëve tanë për të shpëtuar jetë nga rrënojat e tërmeteve shkatërruese në Turqi ngjallë shpresë në këtë tragjedi që ka shkaktuar trishtim në çdo cep të botës”, ka thënë Osmani.
“Heroizmi i treguar nga Forca jonë e Sigurisë na kujton dhembshurinë dhe solidaritetin e popullit tonë për të qëndruar krah për krah me miqtë tanë në kohë sfiduese”.
“Faleminderit FSK që në tërë këtë dhimbje e trishtim, na jepni shkëndija shprese. Jemi krenar me ju!”.