Persona të armatosur sulmojnë spitalin ku po trajtohej Aya, foshnja që lindi nën rrënojat e tërmetit në Siri

Persona të armatosur sulmojnë spitalin ku po trajtohej Aya, foshnja që lindi nën rrënojat e tërmetit në Siri

Persona të armatosur kanë sulmuar drejtorin e një spitali sirian, në të cilin gjendet foshnja e quajtur Aya, e cila lindi nën rrënojat e shtëpisë së saj e cila u shkatërrua nga tërmeti i së hënës që preku Turqinë e Sirinë.

Një zyrtar i spitalit, ka mohuar se sulmi që ka ndodhur mbrëmë, ishte një përpjekje për të rrëmbyer foshnjën Aya, prindërit e të cilës bashkë me katër vëllezërit e motrat e saj vdiqën nga katastrofa.

Gjithnjë sipas këtij zyrtari, drejtori i spitalit kishte dyshuar se një infermiere që po e fotografonte Ayan po planifikonte ta rrëmbente atë dhe e dëboi nga spitali, ndërsa infermierja u kthye disa orë më vonë, e shoqëruar nga persona të armatosur të cilët e rrahën drejtorin.

Aya mund të jetë në gjendje të largohet nga spitali të martën ose të mërkurën, sipas xhaxhait të saj, Saleh al-Badran i cili tha se tezja nga babai i foshnjës do ta rrisë atë.

Punonjësit e shpëtimit në qytetin verior të Sirisë, Jinderis, gjetën foshnjën pas më shumë se 10 orë pas tërmetit, ndërsa po gërmonin rrënojat e ndërtesës pesëkatëshe ku jetonin prindërit e saj.

Foshnja ishte ende e lidhur me kordonin e kërthizës me nënën e saj, Afraa Abu Hadiya, ku menjëherë u dërgua me urgjencë në spitalin e afërt të Afrinit.

Related Articles