Peci: Edhe qeveritë e kaluara kanë bërë punë të mira

Peci: Edhe qeveritë e kaluara kanë bërë punë të mira

Rëndom partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, apo përfaqësuesit e tyre, thonë se gjithçka “është shkatërruar”, në kohën kur në pushtet ishin partitë e vjetra, LDK, PDK e AAK.

Por, ndryshe nga ta mendon ministri i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, Faton Peci.

Peci, i cili i takon Partisë Guxo, ka thënë se është kundër diskursit ku thuhet se në të kaluarën nuk është punuar asgjë.

Ai në Debat Plus, ka vlerësuar se edhe qeverisjet e kaluara kanë bërë punë të mira, porse sipas tij është dashur të bëhet edhe më shumë.

“Jam ithtar i asaj që prej periudhës së pasluftës e deri tash e ka pas një ecje, Kosova ka ecë. Nuk mendoj që si shoqëri të tregohemi nihilist. Ka mundur Kosova të jetë në një pozicion më avancues… jam ithtar i asaj që qeveritë e kaluara kanë bërë edhe punë të mira. Kosova ka ecë, por i është dashur ecje sportive edhe sprint për t’i arritur objektivat tona si shtet”, ka thënë ai.

Related Articles