Këtë të hëne, në Pejë do të protestohet kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave, protestë kjo që do të mbahet në ora 12:00 raporton Gazeta Enigma.
“Arsimtar, nëse e denoncoj dhunimin mos ma vrit prindin”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, protesta si kjo janë duke u mbajtur në të gjitha qytetet e Kosovës.
E para është mbajtur në Prishtinë, ndërkaq ka vazhduar edhe në Mitrovicë e disa qytete tjera.