Pagesa e ndihmës financiare për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë e cila u iniciua nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të fillojë sot.
Kjo u bë e ditur mbrëmë nga kryeministrja serbe Ana Bërnabiq.
Në TV Pink, shefja e ekzekutivit serb specifikoi se janë rreth 100 euro të destinuara për të gjithë serbët që jetojnë në territorin e Kosovës dhe 200 euro ndihmë që do të marrin të papunët.
Ajo theksoi se qëllimi është të mbështesin serbët në Kosovë.