Deputeti Haki Abazi ka deklaruar se brenda Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka shumë deputetë të pakënaqur.
Abazi ka thënë se këta deputetë janë vlerë e shtuar e demokracisë brenda LVV-së.
“Ka shumë të pakënaqur dhe mendoj që janë shtylla e vlerës të demokracisë së brendshme, njerëzit që shprehen. Mendoj që kanë folur dhe do flasin”, ka thënë ai, në Debat Plus të RTV Dukagjini.
Ai u shpreh se deputetët e Kuvendit të Kosovës, duke përfshirë edhe ata të minoriteteve janë kërcënuar duke iu thënë ta votojnë shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme.
Abazi tha se Dejona Mihali dhe Mimoza Kusari kanë urdhëruar shkarkimin e tij.
Përfshirë edhe kërcënimin me pozitë të minoriteteve, për të ardhur në Parlament dhe për të votuar shkarkimin tim. Është bërë thirrje e kërcënim ndaj deputetëve, për të ardhur për të votuar. Kusari, Dejona Mihali dhe kush të tjerë ata e dinë, që kanë marrë detyrë për ta bërë këtë shërbim”, ka thënë ai.