“17 shkurti kurora e rrugëtimit plotë sakrificë”

“17 shkurti kurora e rrugëtimit plotë sakrificë”

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka uruar 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Arifi në shkrimin e tij ka thëne se kjo ditë feste erdhi nëntë vjet pasi Kosova doli nga lufta me pasoja materiale e humbje të mëdha jetësh në njerëz.

“Në kremtën e kësaj dite, me emocion të veçantë kthehemi në ditët e zorshme e kujtojmë shkrepjet e fundit për familjen Jashari e Haradinaj, e familjet e mëdha që ranë për Kosovën e që u bënë lajm i lirisë. Kjo ditë, është edhe e Ibrahim Rugovës, Adem Demaçit e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, e shokëve të luftës që sot e kësaj dite gjykohen padrejtësisht se punuan fort për të mbrojtur pragun e shpisë dhe për t’i falë popullit të vet lirinë” shkruan Arifi.

Postimi i plotë:

17 Shkurti i vitit 2008 – kurora e rrugëtimit plot sakrificë

Sot, Kosova jonë shënon 15 vjetorin e pavarësisë së saj, të cilën e shpalli nëntë vjet pasi doli nga lufta me pasoja materiale e humbje të mëdha jetësh në njerëz.
Në kremtën e kësaj dite, me emocion të veçantë kthehemi në ditët e zorshme e kujtojmë shkrepjet e fundit për familjen Jashari e Haradinaj, e familjet e mëdha që ranë për Kosovën e që u bënë lajm i lirisë.

Kjo ditë, është edhe e Ibrahim Rugovës, Adem Demaçit e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, e shokëve të luftës që sot e kësaj dite gjykohen padrejtësisht se punuan fort për të mbrojtur pragun e shpisë dhe për t’i falë popullit të vet lirinë.

Falë tyre, sot Kosova me mburrje feston 15 vjet shtet i lirë!

Në këtë ditë të madhe për kombin tonë, aspiratë e përbashkët mbetet rruga plot sfida drejt integrimit në bashkinë europiane për një shtet të konsoliduar e demokratik!
Gëzuar Pavarësinë Kosovë! ????????
Të fala nga Presheva! ❤

Related Articles