Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë homazhe në Prekaz, prej ku ka uruar 15-vjetorin e pavarësisë nga Prekazi historik, duke thënë se pikërisht aty i ka rrënjët liria e Kosovës.
Ai kujtuar të gjithë ata që dhanë gjakun për lirinë e vendit si edhe ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë, për të cilët tha se i mungojnë Kosovës veçanërisht në ditë të shënuara si kjo.
“Jemi sot në ditën më të shënuar të popullit të Kosovës, në ditën e pavarësisë të shtetit tonë, në Prekaz, pikërisht në Kompleksin Memorial të familjes Jashari, sepse liria dhe pavarësia jonë kuptimin e plotë e merr pikërisht këtu, në vendin ku i ka rrënjët liria e Kosovës. Sot dhe çdo herë, i kujtojmë me epietet të gjithë dëshmorët e luftës të UÇK-së, të gjithë invalidët, veteranët, dhe të gjithë njerëzit që kanë sakrifikuar në rrugën e lirisë sonë”, tha ai.