Zv.komandanti i FSK-së, e ngatërron Pavarësinë e Kosovës me Epopenë e UÇK-së

Zv.komandanti i FSK-së, e ngatërron Pavarësinë e Kosovës me Epopenë e UÇK-së

Në sheshin “Zahir Pajaziti” ka filluar parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.

Para se të fillojë parakalimi, ishte zëvendëskomandanti i FSK-së, Enver Cikaqi, ai i cili njoftoi presidenten Vjosa Osmani për gatishmërinë e trupave për të parakaluar,

Por, në fjalën e tij, gjeneral Cikaqi ka ngatërruar Pavarësinë e Kosovës me Epopenë e UÇK-së.

“Zonja presidente, trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës janë të rreshtuara dhe të gatshme për parakalim për të shënuar 15-vjetorin e Epopesë…. Pavarësisë së Kosovës. Raporton gjeneral major Enver Cikaqi”, ka deklaruar Cikaqi.

Pas kësaj situate të cilën e kapërceu lehtë Cikaqi, presidentja Osmani ka dhënë urdhër për fillimin e parakalimit të ushtarëve dhe pjesëtarëve të policisë. 

Related Articles