Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se parashikojnë që të paktën 115 mijë punonjës të shëndetësisë në botë kanë humbur jetën në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19).
Në qytetin Gjenevë të Zvicrës filloi nëpërmjet video-konferencës Asambleja e 73-të Botërore e Shëndetit (ABSH) e cila është organi vendimmarrës më i lartë i OBSH-së.
“Pothuajse për 18 muaj, punonjësit e shëndetësisë dhe ato të kujdesit në mbarë botën po qëndrojnë në një vend mes jetës dhe vdekjes. Kanë shpëtuar jetë të panumërta”, tha në një fjalim gjatë asamblesë Ghebreyesus.
Shumë punonjës të shëndetësisë në të gjithë botën janë prekur nga COVID-19 në luftën e tyre kundër COVID-19, tha Ghebreyesus, i cili shtoi se “Edhe pse raportimet janë të pamjaftueshme, parashikojmë se të paktën 115 mijë punonjës të shëndetësisë dhe punonjës të kujdesit kanë paguar çmimin më të rëndë (kanë humbur jetën) teksa ofronin shërbim ndaj të tjerëve”.
Ghebreyesus theksoi se të gjithë duhet të kryejnë detyrën për të garantuar sigurinë e punonjësve të shëndetësisë dhe se prodhuesit duhet të rrisin furnizimin e pajisjeve të mbrojtjes personale.
Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së nënvizoi se shumë punonjës të shëndetësisë në nivel global e ndiejnë veten të pashpresë dhe të pambrojtur për shkak të mungesës së pajisjeve mbrojtëse personale dhe mungesës së qasjes në mjetet e tjera vaksinuese.
“Punonjësit e shëndetësisë kanë kryer punë ‘heroike’, por ata nuk janë ‘super heronj’. Edhe ata janë njerëz si ne. Djersitin, nervozohen, qeshin dhe qajnë”, u shpreh Ghebreyesus.
Ghebreyesus, u ngrit në këmbë dhe duartrokiti për nder të punonjësve të shëndetësisë që luftojnë në të gjithë botën me COVID-19.