Të rinjtë e Pejës: Arsimtar më eduko por mos më ngacmo!

Të rinjtë e Pejës: Arsimtar më eduko por mos më ngacmo!

Ngacmimi seksual kishte shtyrë që të kryhej një vrasje në qytetin e Pejës javën që shkoj.

Arsimtari Xhevdet Januzaj, ditë më parë dyshohet të ketë vrarë Gëzim Kastratin.

Ndryshe, gjithçka në lidhje me këtë vrasje filloi para dy vitesh. I dyshuari për vrasje kishte ngacmuar seksualisht nxënësen e tij që në atë kohë ishte vetëm 13-vjeçare.

Ndërsa ky rast dhe të tjerë që janë bërë publike ditëve të fundit, kanë shtyrë të rinjët nga Peja që të protestojnë për vajzat dhe gratë dhe që këto ngacmime të ndalohen njëherë e mirë.

Me pankarta në duar të rinjët e të rejat e Pejës, po kërkojnë që policia të jetë më bashkëpunuese dhe që ato e familjarët e tyre të mos rrezikohen nëse e denoncojnë ngacmimin seksual.

Pamje nga protesta:

Related Articles