Pacolli: Mjekët më kishin thënë se s’do të punoja më kurrë pas një lëndimi serioz

Pacolli: Mjekët më kishin thënë se s’do të punoja më kurrë pas një lëndimi serioz

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka rrëfyer se si pas një lëndimi serioz mjekët i kishin thënë se nuk do të mund të punonte më kurrë.

Mirëpo, ai e ka bashkëngjitur në shkrimin e tij në Facebook edhe një foto ku shihet duke bartur një pajisje mjekësore gjatë ditëve kur po kurohej, duke e festuar ditën kur nuk kishte më nevojë për trajtim.

“Dikur mjekët menduan se kurrë nuk do të mund të punoja përsëri, por Zoti donte diçka tjetër. Sot para 43 viteve u lirova nga ky konstruksion dhe munda te lëviz pa probleme”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

“Jam mirënjohës për çdo moment të jetës sime”.

Related Articles