Melisa tregon për një ngjarje të tmerrshme kur ishte pesë vjeçe: U ngacmova seksualisht.
Melisa njihet si një vajzë e qeshur e sorkadhe, por ajo brenda vetes po mbante disa gjëra të tmerrshme që që i kishin ndodhur kur ishte fëmijë, gjëra këto që ndikuan pastaj në personalitetin e saj më vonë, saqë një kohë iu shfaq edhe ankthi.
Ajo tregoi se kur ka qenë pesë vjeç ishte ngacmuar seksualisht. Madje tha se një ngjarje e tillë iu përsërit edhe kur u rrit.
Krejt këto ngjarje të hidhura kishin ndikuar që asaj t’i shfaqej edhe ankthi në atë nivel, saqë kishte situata që nuk mbante më mend, nuk i njihte të afërmit e shumëçka tjetër, të cilat kishin bërë që ta mendonte edhe t’i jepte fund jetës.