Temperaturat arrijnë deri në 16 gradë Celsius, ky është moti për sot

Temperaturat arrijnë deri në 16 gradë Celsius, ky është moti për sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Mëngjesi sikur edhe ditët tjera do të jetë me ngrica të dobëta, ndërsa  gjatë ditës grafiku i temperaturave do të rritet.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të sillen ndërmjet -1 dhe 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 13 deri 16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

Related Articles