“Vuçiq dëshiron që në krye të Asociacionit ta vendos Millan Radojçiqin”

“Vuçiq dëshiron që në krye të Asociacionit ta vendos Millan Radojçiqin”

Politikania serbe, Rada Trajkoviq ka deklaruar se presidentin i Serbisë, Aleksander Vuçiq nuk është i dhënë pas formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe por për planin franko-gjerman ta zbatojnë njerëz siç është Millan Radojçiq.

Këshilltarja e ministrit për komunitete dhe kthim Rada Trajkoviq në një deklaratë për gazetën beogradase “Danas” në mes tjerash ka pohuar që Vuçiq dëshiron ta ruaj ndikimin e tij në serbët e Kosovës kudo që gjinden ata.

Sipas Trajkoviq njëri prej qëllimeve të Vuçiqit është ta pranoi dokumentin franko-gjerman e jo aq shumë formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Zonja Trajkoviq ka deklaruar që Vuçiq dëshiron që planin franko-gjerman ta realizoi Millan Radojçiq dhe njerëzit e tij. Kjo sipas saj do të thotë edhe abolimi i asaj për çka ngarkohet Radojçiq duke shtuar se amerikanët edhe mund të bëjnë abolimin e Radojçiqit por që sipas saj amerikanët nuk e bëjnë abolimin për kohë të gjatë.

Trajkoviq pohoi se amerikanët edhe mund të bëhen që nuk po shohin dhe të heshtin për një kohën por që të largojnë dikën në atë mënyrë nuk besoi shumë, përfundoi Trajkoviq.

Related Articles