Përleshje në Prishtinë, viktima u ther me thikë në kokë

Përleshje në Prishtinë, viktima u ther me thikë në kokë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për therjen e mbrëmshme me thikë në vendin e njohur si “Te kafet e rakisë” në Prishtinë.

Në raportin 24 orësh, policia thotë se janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull  kosovar duke i shkaktuar lëndime në pjesën e kokës (dyshohet me mjet te mprehtë).

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim te prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje, ndërsa njëri nga të dyshuarit lirohet në procedure të rregullt dhe ndaj tij iniciohet rasti pjesëmarrje ne rrahje. 

Related Articles