Vuçiqit i shkruajnë Macroni, Scholzi e Meloni në prag të takimit të së hënës

Vuçiqit i shkruajnë Macroni, Scholzi e Meloni në prag të takimit të së hënës

Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i kanë shkruar tre liderë evropianë, ai i Francës, i Gjermanisë dhe ajo e Italisë.

Krejt kjo në prag të takimit të së hënës së 27 shkurtit në Bruksel me kryeministrin Albin Kurti.

Siç ka raportuar sot transmetuesi publik i Serbisë RTS, në presidencën serbe ka arritur një letër e nënshkruar nga presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, transmeton Klankosova.tv.

Përmbajtja e letrës nuk është bërë e ditur, por se sipas RTS-së, ajo do të bëhet publike gjatë ditës së nesërme.

Kujtojmë se më 27 shkurt, në Bruksel pritet të takohen Kurti me Vuçiqin, ku gjithashtu pritet të nënshkruhet propozimi evropian. 

Related Articles