Profesori i shkencave politike, Avdi Smajljal, përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ka rekomanduar ironikisht që do të ishte mirë që nesër në takimin Kurti – Vuçiq në Bruksel, të jetë pjesëmarrës edhe ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Ironia e Smajljat lidhet me organizimin e një protestë nga Agim Bahtiri kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe, protestë e cila është mbajtur në fshatin Gushavc të dielën, ku ishin mbledhur një numër qytetarësh.
Ndoshta kishte me qenë mirë me marr nesër në Bruksel edhe liderin e protestës së sotme, z.Bahtirin.
“Sado, kudo, është ndryshe kur janë dy veta. Kërkoj falje për cinizmin, të cilin politika jonë e mjerë e ka zhvilluar në ne, duke u tallur me ne. Bash atë ditë kur them nuk hy më në fb, nuk durohem pa shkru”.