Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit prej sot deri të premten në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë nga sot deri të premten.

Sot, në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, ndërsa në viset malore pritet të bjerë shi me borë.

Parashikimi i motit, sipas IHMK-së:

E hënë– Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Në viset malore shi me borë.

E martë– Mot  kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ku vende vende reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë. Temperaturat minimale do të ulen rreth zeros, ndersa maksiamlet e ditës , zbresin në vlera njëshifrore.

E merkurë– Mot i vranët dhe herë-herë me riga shiu, në viset e larta , shi me borë. Temperaturat mbeten afersisht të ngjashme.

E enjte– Mot i vranët dhe me riga shiu, e vende –vende rigat e shiut parashihehen të shoqërohen edhe me fjolla bore.

E premte-Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, në viset malore shi dhe borë.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit mund të ketë reshje bore edhe në vise të ulëta, por kryesisht gjatë orëve të vona të natës, kur temperaturat zbresin rreth zeros.

Gjatë këtyre pesë ditëve parashihet të  fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11 m/s, ndersa në pjesën veriore të Dukagjinit, konkretisht në Istog me rrethinë, shpejtësia e erës parashihet të jetë mbi 15m/s.

Related Articles