Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti Aleksandar Vuçiq, dje në Bruksel gjatë takimit të nivelit të lartë në ndërmjetësimin e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian janë pajtuar se plani i tyre është i duhuri për ecje përpara në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Megjithatë, pika e 10 e këtij plani obligon palët, që të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e së kaluarës që janë arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përfshirë këtu edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe,
Por, çfarë thoshte Kurti në vitin 2015 për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Ai thoshte se me themelimin e Asociacionit, do te ketë kthim të Serbisë e cila si pasojë do të sjellë luftë për brezin e ardhshëm.
“Është një kthim i Serbisë i cili do të na sjellë luftën për brezin e ardhshme, sepse kur bëhen bashkë këto 10 komuna në një shtet brenda shtetit, atëherë fëmijët tan luftën e kanë te dera. Atëherë të gjithë duhet të shqetësoheshin, sepse me Zajednicën te dera e kemi luftën te dera. Me këtë Zajednicë i garantohet lufta brezit të ardhshëm”.
Madje, në atë intervistë të dhënë në 2015, Kurti i kishte quajtur serbo fil e tradhtar ata që e pranojnë “Zajednicën”.
Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, Kurti edhe publikisht para mediave pas takimit që pati me Vuçiq pranoi se ishte i gatshëm të nënshkruante planin evropian për dialogun. Ai madje tha se Vuçiq nuk pranoi të bënte një gjë të tillë.
Kosova dhe Serbia i kanë nisur negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian më 2011, duke thënë se për këtë temë a folur.
Palët kanë synime të ndryshme sa i përket marrëveshjes finale, që synohet të arrihet në këtë proces. Kosova insiston në njohje reciproke, ndërkaq Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi, pa specifikuar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.