Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se sot ka pritur në takim presidentin e Republikës Srpska të Bosnje Hercegovinës.
Temë e tyre ishte dialogu i zhvilluar dje me Kosovën, siç njoftoi vetë Vuçiq në Instagram.
“Gjithmonë një bisedë miqësore me presidentin e Srpska, Milorad Dodik. Jemi dakord për shumë projekte dhe e informova presidentin Dodik për dialogun e Brukselit. Gjithashtu, Presidenti Dodik më informoi për situatën në Republikën Srpska dhe Bosnje-Hercegovinë. Rroftë Serbia dhe Srpska”, ka shkruar Vuçiq.