Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i ka reaguar ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, pasi kërkoi llogari nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, për pikën e 7-të të planit evropian.
Peci thotë se Mustafa është kumbara i Asociacionit dhe shkelësi i 23-fishtë i Kushtetutës së Kosovës dhe që po shfryen mllefin kundrejt Osmanit, për sherrin që sipas tij ia ka lënë në shpinë Kosovës.
“Më 25 gusht të vitit 2015, delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa ka nënshkruar katër marrëveshje me Serbinë, në mesin e të cilave ishte edhe Asociacioni komunave me shumicë serbe”.
“Sot, shkelësi i 23-fishtë i Kushtetutës, Isa Mustafa, ish-kryeministër, paska shkretuar sërish duke shfryer mllefin kundrejt presidentes Osmani, për sherrin që ia ka lënë në shpinë Kosovës. Më mirë se ti, Isa Mustafa, askush nuk e di se çfarë do të thotë Asociacioni dhe çfarë thonë edhe nenet specifike, thjesht sepse ti je kumbara i Asociacionit”, ka thënë Peci.