Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e një personi të dyshuar për disa grabitje të armatosura.
Drejtoria e Policisë së Kosovës në Ferizaj në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka publikuar fotografinë e Veton Esatit, me vendbanim në Bibaj të Ferizajt i cili dyshohet për disa grabitje të armatosura.
Sipas policisë deri më tani i dyshuari nuk është paraqitur në stacion policor dhe vazhdon të jetë në arrati.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin dhe vendodhjen e personit në kërkim policor, i cili dyshohet për disa grabitje të armatosura në rajonin e Ferizajt.
Personi i dyshuar është : Veton (Fevzi) ESATI, i lindur me datë 02.06.1993 me vendbanim në fshatin Bibaj të Ferizajt .
Deri më tani, i dyshuari nuk është paraqitur në polici dhe është në arrati.
Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi për vendodhjen e tij, të lajmërojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406
Të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë.