Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se ish-presidenti, Hashim Thaçi është personalitet historik.
Kurti në këtë intervistë ka fol edhe për Ibrahim Rugovën e Adem Demaçin.
I pyetur se çfarë të përbashkëte kanë figurat si Adem Demaçi, Ibrahim Rugova e Hashim Thaçi, Kurti ka thënë se të tri figurat duhen kujtuar me respekt.
“Në këtë kohë festimesh e përvjetorësh jubilarë, këto tre figura duhen kujtuar me respekt për kontributet e tyre të cilat kanë qenë sidoqoftë thelbësisht të ndryshme, edhe pse në të njëjtin drejtim: atë të pavarësisë së Kosovës. Pikërisht kjo është gjëja që i bashkon këto tre figura të ndryshme nga njëra-tjetra. Nuk më lejohet mua si kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës të komentoj apo të bëj kritika ndaj personaliteteve historike, në kuadër të kontributeve të tyre për Kosovën. Le të merren me këtë gjë historianët. Unë e kam për detyrë t´i respektoj e t´u jem mirënjohës që secili ka dhënë aq sa ka ditur e mundur”, ka deklaruar Kurti për “Shenja”.
Kurti e ka komentuar edhe sloganin e përdorur për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës,”Bac u Kry”,për të cilën ka thënë se për këtë nuk është përmbushur aspirata e bashkimit me Shqipërinë.