Nëse ka dicka që mund të biem dakord të gjithë është se stili i Luiz Ejllit në të veshur, gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”, është përmirësuar shumë nga java në javë, sidomos gjatë spektakleve të së martës dhe të shtunës.
Sigurisht, këngëtari nuk harron t’i falenderojë ata që ja sjellin veshjet dhe duket më elegant se asnjëherë këto kohë, edhe pse për vetë atë nuk ka shumë rëndësi mënyra se si duket në shtëpi dhe as nuk e ka problem që t’i dhurojë rroba të tjerëve, përmendim këtu Armaldon apo edhe rastin e djeshëm, me Jorin.
Gjithsesi, edhe pse ndoshta fansat e këngëtarit nuk i kushtojnë shumë rëndësi këtij detaji, që për ata me sy të mprehtë bie në sy, duket se partnerja e tij, Kiara Tito ka një problem me mënyrën si Ejlli zgjedh të vishet.
Disa herë ajo e këshillon, madje urdhëron, që të ndërrohet, apo të mos mbajë veshur një bluzë specifike dhe kjo ka ndodhur edhe ditën e sotme, teksa cifti ishte në momente dashurie.
Kështu, moderatorja dëgjohet t’i thotë që ta “zhdukë” bluzën që ka veshur, kërkesë që e kemi dëgjuar edhe më parë, dhe duket se problemi që ka ajo është tek logoja që mban.
Jo se Kiara ka ndonjë problem me “Dolce & Gabbana”, firma që shfaqet në bluzen e Luizit, por ajo duket se ka një problem me “logot” që duken dhe kjo ndoshta i vjen nga fakti që ekziston një paragjykim në vendin tonë si për ata që i mbajnë veshur, por edhe për vetë veshjet e tilla. E keni parasysh, duke qenë se shumë prej tyre që qarkullojnë janë “fake”.
Sigurisht që Luizi e ka ndërruar, sepse sic ka ndodhur edhe herët e tjera, sapo Kiara i ka thënë i ka hequr menjëherë, edhe kur është bërë fjalë për një kostum sportiv të thjeshtë.
Tani të paktën fansat e Ejllit e kanë të qartë kur duhet t’i bëjnë dhurata, jo veshje me logo, se fundja do përfundojnë duke mos u veshur asnjëherë.