“Nuk janë vetëm simbol i edukimit por edhe heronj në rrugën e lirisë”

“Nuk janë vetëm simbol i edukimit por edhe heronj në rrugën e lirisë”

Kryetari i Kuvendi Glauk Konjufca, ka uruar mësuesit me rastin e 7 marsit ditës së tyre, ai ka thënë se mësuesit nuk janë vetëm simbol i edukimit dhe arsimimit të brezave të tërë të kombit por edhe heronj e burim i frymëzimit në rrugën e lirisë.

Ai përmes një shkrimi në facebook ka thënë se vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë.

Postimi i plotë:

Sot është Dita e Mësuesit. Dita kur përkulemi me nderim dhe mirënjohje para forcës më përparimtare të shoqërisë sonë.

Mësuesit tanë, nga rilindasit e deri në ditët e sotme, nuk janë vetëm simbol i edukimit dhe arsimimit të brezave të tërë të kombit por edhe heronj e burim frymëzimi në rrugën e lirisë, dalzotës dhe vija e parë e qëndresës atdhetare përballë sfidave shekullore.

Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë, thuhet për pishtarët e dijes.

Suksese në misionin tuaj të shenjtë dhe urime 7 Marsin!

Related Articles