Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, pati kritika për qeverinë për mungesën e aparaturës që regjistron votat e deputetëve gjatë seancave.
Musliu tha se në Kuvendin e Kosovës sot votohet sikur në Kore. Sipas saj, me votim me dorë, kryeministri tenton t’i shantazhojë deputetët.
“Një kryeministër që për 2 vjet në asnjë seancë nuk ëhstë marrë asnjë vendim me aparaturë të kuvendit, ne sot në shekullin 21 votojmë si me qenë në Kore, nuk kemi aparaturë ku regjistrohet vota, qysh ka ndodhur rëndom në të kaluarën në kuvend. Ai sot i nxjerr ato lista, ti ke votuar kështu, ti kështu, ,mendon se duke ia lexuar emrat deputetëve i frikëson ata që të mos jenë të zëshëm e aktivë në kuvend, unë mendoj se ky është shantazh ndaj deputetëve”, ka thënë Musliu në Rubikon.